Botërori i Mundjes, Boris Frrokaj u mund në turin kualifikues nga serbi Boris Nemes
Përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Botërorin e Mundjes, Boris Frrokaj u eliminua që në turin kualifikues.
24-vjeçari e humbi me rezultatin 8 – 0 sfidën me serbin Viktor Nemesh në stilin klasik për peshën deri 77 kilogramë e zhvilluar këtë të enjte në Olso.
Ky ishte një debutim në këtë nivel për Boris Frrokajn, ndërsa kundërshtari Nemesh ka një përvojë të gjatë dhe shumë medalje në nivel ndërkombëtar.
Suksesi më i rëndësishëm i serbit është kampion bote për peshën deri 75 kilogramë në Kampionatin Botëror të vitit 2017 në Paris.
Tv Klan