Fustani i Zendaya është kombinimi perfekt i bazikes me futuristen
Zendaya është një nga të famshmet që është nominuar disa herë si një ndër të veshurat më mirë në tapetin e kuq dhe aktorja nuk gaboi as këtë herë.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë çmimeve të Women in Film në Muzen Akademic të Motion Pictures, Zendaya zgjodhi një fustan gri të thjeshtë, i cili zbukurohej nga një pllakë floriri që mbulonte tërësisht kraharorin dhe barkun. Ajo zgjodhi ta kombinonte me taka në ngjyrë floriri dhe vathë të mëdhenj të valëzuar.
Kaq mjaftoi që të gjithë të kthenin kokat dhe ta kishin vëmendjen tek ajo. Nuk është hera e parë që Zendaya zgjedh të veshë pllaka të tilla, të cilat duken se po hyjnë në modë. Gjatë Javës së Modës në Paris, ishte Cardi B që veshi një xhaketë me pllaka ari në gjoks./tvklan.al