Politikanë, artistë dhe shkrimtarë përcjellin për në banesën e fundit Teodor Kekon (22 Gusht 2002)
Njerëz të shquar të artit të kulturës dhe te politikës shqiptare, i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetarit, publicistit shkrimtarit dhe politikanit Teodor Keko. Në lidhjen e shkrimtarëve dhe të artistëve, presidenti, kryeministri dhe anëtarë të kabinetit qeveritar përfaqësues të partive politike, shkrimtarë artistë gazetarë kanë bërë homazhe para arkivolit ku prehej trupi i Teodor Kekos, i ndarë nga jeta dy ditë më parë në moshën 44 vjeçare.
Mes dhimbjes për mikun e humbur, Dritëro Agolli nuk do të humb lidhjet me veprën e Dorit.
Dritëro Agolli: Është një humbje e madhe edhe si njeri edhe si një personalitet i kulturës sonë i letërsisë dhe i artit dhe i politikës njëkohësisht, por megjithatë ai do të mbetet në kujtesën e letërsisë, në kujtesën e kulturës, në kujtesën e popullit në përgjithësi.
Dhe mes heshtjes në përcjelljen për në banesën e fundit, shkrimtari dhe politikani Besnik Mustafaj ka shprehur mirënjohjen më të thellë për atë që si gjuhën e tij kishin vetëm të vërtetën.
“Për shumë e shumë vite ti pate penën e gazetarit, për disa vite pate dhe tribunën e parlamentit. Krejt si Shën Mateu, ti krijove ungjillin tënd për të vërtetën. Lum si ti për gjumin e qetë që do të bësh”./tvklan.al