Thellohet bilanci i pandemisë
12 viktima dhe 533 raste të reja në 24 orë
Numri i viktimave nga koronavirusi shënoi sërish rritje këtë të enjte. 12 persona të tjerë humbën jetën, duke e çuar në 2,746 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë 6 nga qytetarët ishin nga Tirana, ndërsa të tjerët i përkisnin Krujës, Vlorës, Lezhës, Gjirokastrës, Kavajës dhe Shkodrës. Mosha e tyre varionte nga 64 deri në 88 vjeç.
Një rënie të lehtë pësuan infektimet ditore. Nga 3956 testime raportohet për 533 raste të reja, 39 më pak se të mërkurën. Kryeson Tirana me 275 infektime, e ndjekur nga bashkia Krujë, Durrës, Shkodër, Kamzë, Lushnje dhe Sarandë.
Rastet aktive në vend janë ulur nën 8 mijë. Ndërsa në Spitalet Covid po trajtohen 167 pacientë, nga të cilët 21 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë negativizuar 696 qytetarë gjatë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 160 mijë që nga fillimi i epidemisë.
Tv Klan