Rudina Dembacaj tregon arsyen pse zgjodhi të martohej të premten
Siç dihet nga zakoni, dita tradicionale e dasmës është e diela, por Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku devijuan pak nga ç’jemi mësuar dhe zgjodhën të premten. Gjatë emisionit “Rudina” në Tv Klan, Dembacaj tregoi pse u vendos kështu dhe nëse e mendojmë mirë, është një nga ato zgjedhjet në dobi të të gjithëve.
Rudina Magjistari: Më trego pak tani planet, përfundoi dasma, ka qenë ditë e premte. Pse zgjodhët të premten dhe jo si zakonisht, të dielën ose edhe të shtunën?
Rudina Dembacaj: Zgjodhëm të premten që të kishin njerëzit dy ditë pushim që të qetësoheshin që të hënën të iknin në punë, siç u çova edhe vetë, si zonjë, në orën 07:00, çova dhe gocën e ika në punë.
Rudina Magjistari: Po pse jo muaj mjalti tani apo ngaqë kanë filluar impenjimet ndërkohë në “Klanifornia”?
Rudina Dembacaj: Kanë filluar impenjimet, ne kemi filluar goxha këtë verë dhe nuk ia lejonim dot vetes sepse kemi shumë punë, sigurisht Marku ka impenjimet e veta, pastaj unë në “Klanifornia” po marr një sadisfaksion të jashtëzakonshëm./tvklan.al