Roger Federer “përbindësh” në fitime


Roger Federer “përbindësh” në fitime

20:30 07/10/2021

Roxher Federer është një rast që ia vlen të studiohet. Nuk i referohemi aftësive të tij në fushat e tenisit, pasi cilësitë e zviceranit dihen tashmë, por për atë që Federer është i aftë të fitojë larg botës së sportit. Sipas vlerësimeve të fundit, Federer ka futur në xhep plot 90 milionë dollarë, nga të cilat vetëm 300 mijë dollarë nga aktivitetet e tenisit, pasi dëmtimet e shumta në këtë periudhë e kanë ndalur për të dhënë më të mirën në turne të ndryshëm.

Federer është një nga imazhet më të kërkuara në botën e marketingut, ku shumë kompani i kanë besuar markën e tyre. Çmimet që zvicerani fut në xhep nga këto kontrata variojnë nga 350 mijë dollarë deri në 8 milionë, çka e bëjnë 40-vjeçarin një nga sportistët më të paguar të rruzullit.

Fituesi i 20 turneve Grand Slem ka menduar edhe për të ardhmen, pasi me një nga kompanitë më të njohura të veshjeve sportive japoneze, Federer ka firmosur një kontratë 10-vjeçare, nga e cila do të përfitojë plot 30 milionë dollarë deri në moshën 46-vjeçare. Nuk ka rëndësi se çfarë bën zvicerani në atë moshë, është aktiv në botën e sportit, apo ka vendosur të tërhiqet. Kjo shifër është e garantuar në çdo situatë.

Klan News






Të ngjashme