Kriza e energjisë, Rama shpall emergjencën: Planin do ta bëjmë publik nesër


Kriza e energjisë, Rama shpall emergjencën: Planin do ta bëjmë publik nesër

09:45 08/10/2021

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se plani për përballimin e krizës energjitike do të bëhet publik nesër. Kreu i qeverisë në një dalje për mediat u shpreh se do të ketë një ndërhyrje me instrumente financiarë, por dhe me instrumente të karakterit administrativ.

Në fjalën e tij Rama tha se qeveria ka vendosur shpalljen e emergjencës në furnizimin e energjisë elektrike e diktuar nga situata globale.

Vendimi i emergjencës është i diktuar një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtar edhe i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumente financiarë, qoftë edhe me instrumente të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i hapim rrugë dhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri shtoi se plani është gati dhe gjithçka ka të bëjë me mbrojtjen e konsumtarorëve.

Rama: Ekspertët nuk parashikojnë që çmimet të kthehen sa ishin kur të mbarojë kriza energjetike

Kryeministri Edi Rama thotë se kriza energjetike pritet të zgjasë deri në mesin e vitit 2020, sipas ekspertëve. Por nga ana tjetër, nuk parashikohet që në fund të krizës çmimet të kthehen aty ku kanë qenë.

“Sot ekspertët thonë që kriza do të ketë kulm që do zgjasë deri në mesin e vitit të ardhshëm, por thonë që nuk parashikohet që çmimet të kthehen aty ky ishin. Atëherë kjo duhet parë sa i saktë është parashikimi, sa do të bien çmimet”.

E duke folur për rroga dhe pensionet, Kryeministri u shpreh se do të duhet më shumë punë dhe durim për t’i rritur.

“Nuk ekziston një Kryeministër nuk do të donte t’i rriste rrogat dhe pensionet menjëherë. Po kjo është njësoj si të thuash në shtëpinë e vogël pse nuk i rrit ti paratë që i jep fëmijëve. Po ku t’i gjej? Do t’i gjesh nga puna ose do t’i marrësh borxh. Po të ishte se rrogat do rriten sipas dëshirave, mirë hajde se ne nuk kuptokemi, po Gjermania dhe Franca pse nuk i bëjnë rrogat nga 20 mijë Euro për person”.

E megjithatë, Rama u zotua edhe njëherë për të mbajtur premtimin e qeverisë së tij se rroga minimale do të bëhet 320 mijë Lekë në Janar të vitit 2022.

“Rroga minimale në Janar 2022 do të bëhet 320 mijë Lekë. Objektivi është ta çojmë në 380 deri në 400 brenda mandatit. Këtë kemi thënë, këtë do bëjmë”, deklaroi Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Rama rrëzon propozimet e opozitës: Bëhet rrafsh arka e shtetit

Kryeministri Edi Rama ka rrëzuar sot propozimet e opozitës lidhur me krizën e energjisë. Në një konferencë për mediat  pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri tha se propozimet e opozitës, me ulje taksash dhe heqje TVSH-je bëjnë rrafsh arkën e shtetit.

“Se teoria ul këtu hiq aty ka një problem këto janë të gjitha para që ikin, e pastaj me çfarë do i bëj qeveria mbrojtjet? Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare nga kontributet me çfarë? Se ne flasim për Gjermaninë e Francën e Italianë, bëni pak llogarinë sa paguajnë nga rrogat e tyre qytetarët atje për shtetin?

Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë ca do bëjmë kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes e Vehbiut, ne s’jemi partia e qeveria e Sudes dhe Vehbiut”, tha kreu i qeverisë./tvklan.al






Të ngjashme