Beyonce i beson sërish Valdrin Sahitit
Artistja e famshme Beyonce ia besoi sërish veshjen e saj stilistit shqiptar Valdrin Sahiti. Diva u muzikës u shfaq në premierën e filmit në Londër “The Harder They Fall” duke iu bashkuar kështu bashkëshortit, Jay Z.
Por veshjes së saj i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë edhe mediat e huaja. “Pop Sugar” ka shkruar se për krijimin e fustanit stilistit shqiptar iu deshën plot 10 ditë kohë, ndërsa ai është realizuar prej pëlhure mëndafshi dhe kadifeje. Ndërsa Sahiti u shpreh se “Veshja e një ikone nuk ka të bëjë me fustanin, ka të bëjë me shkëlqimin në sytë e saj gjatë veshjes së krijimit tuaj”.
Beyonce e kompletoi me sandale të thjeshta të zeza, një çantë me kristale nga Judith Leiber, syze dielli dhe xhevahire Lorraine Schëartz. Vathët kapnin vlerën e 21 karatëve, ndërsa ajo shtoi dy unaza diamanti në kombinim.
Kujtojmë se Beyonce zgjodhi krijimin e stilistit shqiptar në mbrëmjen e ceremonisë së çmimeve Grammy me fustanin e saj të kuq që bëri xhiron e botës.
Klan News