Italia zgjeron kapacitetet për ambientet publike


Italia zgjeron kapacitetet për ambientet publike

12:22 08/10/2021

Spanja hap diskotekat vetëm për të vaksinuarit

Italia dhe Spanja janë vendet europiane të radhës që hedhin hapa të tjerë drejt kthimit në jetën normale post-pandemike. Qeveria italiane vendosi shtimin e kapaciteteve për shumë ambiente publike, që për shkak të pandemisë kanë qenë të mbyllura ose kanë funksionuar me numër të kufizuar klientësh.

Nga e hëna do të funksionojnë me kapacitet deri në 100%, për kinematë teatrot, sallat e koncerteve dhe ambientet kulturore. E detyrueshme është paraqitja në hyrje e certifikatave të gjelbra dhe mbajtja e maskave.

Për diskotekat, kapaciteti do të jetë deri 75% për ambientet e hapura dhe 50% për të mbyllurat. Me të njejtin raport hapen edhe ambientet sportive të hapura dhe të mbyllura.

Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranca tha rikthimi gradual në normalitet po ndodh falë vaksinimit të mbi 70% të popullsisë, që ruan në nivele të ulta infektimet dhe vdekjet nga COVID-19.

Sakaq, nga kjo e premte në të gjithë Spanjën u hapën diskotekat me kapacitet të plotë vetëm për të vaksinuarit. Nga e shtuna edhe në Greqi, të vaksinuarit do të gëzojnë hyrje të pakufizuar në shumë ambiente publike.

Tv Klan






Të ngjashme