Newcastle blihet nga arabët
Fondi investitor ka një buxhet prej 500 mld Dollarë
Newcastle zyrtarizoi kalimin pronësisë së këtij klubit nga Mike Ashley te grupi investitor nga Arabia Saudite. Aprovimi nga Premier League erdhi më 7 Tetor dhe në media përflitet se marrëveshja u mbyll për rreth 410 milionë Dollarë nga investitorët ku kryesori është Fondi i Investimeve Publike, që varet nga Qeveria e Arabisë Saudite.
Ky fond ka një buxhet të paktën 500 miliardë dollarë duke e kthyer në një mbështetës të madh për të ardhmen e klubit anglez që nuk e fiton Premier League prej sezonit 1926-1927. Kjo solli edhe festën e tifozëve, të cilët shpresojnë te kthimi te suksesi.
Një ekip i ri miliarderësh madje që kalon Paris Saint Germain. Fondi nga Katari që mbështet Paris zotëron investime prej 300 miliardë dollarë.
Tv Klan