Kombëtarja shqiptare në Hungari


Kombëtarja shqiptare në Hungari

17:55 08/10/2021

Vetëm Bekim Balaj mbetet në dyshim

Kombëtarja shqiptare e futbollit u nis mëngjesin e sotëm për në Hungari. Në kryeqytetin Budapest, në stadiumin Puskas arena këtë të shtunë, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen mjaft të rëndësishme me përfaqësuesen vendase. Takimi që duhet fituar patjetër rrit mundësitë e Shqipërisë për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës Katar 2022.

Ekipi ka zhvilluar një seancë të fundit në Durrës me pjesëmarrjen e të gjithë futbollistëve të gatshëm për të marrë përgjegjësinë e formacionit titullar. Bekim Balaj është stërvitur i diferencuar për shkak të shqetësimeve muskulore. Shkodrani vazhdon të ndiqet nga stafi mjekësor i përfaqësueses.

Trajneri Reja ka zhvilluar një seancë më së shumti taktike për ti dhënë dorën e fundit strategjisë me të cilën do të përballet me hungarezët që do të jenë shumë më të motivuar për të fituar në shtëpinë e tyre.

Ndeshja do të luhet pa tifozë pasi vendasit janë dënuar nga FIFA për shkak të thirrjeve raciste ndaj futbollistëve me ngjyrë të Anglisë. Por mungesa e spektatorëve në stadium nuk favorizon Shqipërisë pasi gjatë gjithë vitit të shkuar ekipet u mësuan të luajnë me stadiume të boshatisur.

Shpresohet shumë në repartin e sulmit pasi të gjithë lojtarët ofensivë janë në formën më të mirë të tyre të momentit.

Tv Klan






Të ngjashme