Foltorja në Elbasan, Berisha thirrje për protesta: Rama mos luaj me kafshatën, nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur ty
Turi i takimeve i ish-Kryeministrit Sali Berisha u ndal këtë të premte në Elbasan. “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”, u zhvillua në Teatrin Skampa të qytetit të Elbasanit.
Më herët, Berisha ka zhvilluar takime me demokratët në Tiranë, Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër dhe Gjirokastër. Ish-kreu i PD me këtë nismë synon largimin e Bashës nga drejtimi i partisë. Kjo lëvizje e tij vjen pasi kreu i PD e përjashtoi nga Grupi Parlamentar pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA.
Berisha thërret qytetarët në protestë: Edi Rama mos luaj me kafshatën, nuk shqitemi nga rruga pa të hedhur ty
Sali Berisha i bëri thirrje qytetarëve për protestë, teksa vijoi takimet në Elbasan me demokratët. Ish-kryeministri paralajmëroi kreun e qeverisë, Edi Rama, që të mos luajë me çmimet dhe kafshatën e qytetarëve pasi nuk do të shqiten nga rruga pa e rrëzuar.
Sa i përket krizës energjitike, Berisha ripërsëriti se ajo është krizë e krijuar nga qeveria.
“Krizën nuk e kemi nga gazi ne sepse nuk përdorim gazin në radhë të parë. Krizën e kemi nga qeveria. E kemi nga Edi Rama dhe ministrja e tij, të cilët luajnë bixhoz me Kaskadën e Drinit. Se ndryshe nuk mund të ndodhë kjo. Akoma më keq, deklaron se rritja e çmimeve është pa kthim. Vetë thirrja që bëri ai për krizën ishte apel për të rritur çmimet. Vetë thirrja ishte apel, por ja gazi ra pikiatë tani? Ai thotë nuk kanë kthim çmimet? Pse nuk kanë kthim çmimet? Sepse je përfitues kryesor nga oligarkët e tu.
Ne duhet t’i themi këto fjalë. Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama duhet ta dish mirë, që kur të ngrihemi ne në këmbë në protestë, nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se sa qytetarët e vendeve anëtare të BE-së sepse ata paguajnë naftën për shkak tëndin një lloj si qytetarin e Zvicrës, të cilët kanë një rrogë mesatare 6000 mijë Eurosh kundrejt 400 Euro që marrin shqiptarët. Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne po ngrihemi si opozitë e vërtetë, si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në ‘90 regjimit të etërve të tyre. Ndaj dhe ftoj demokratët, demokratet të përgatitemi për një betejë gjer në fitoren tonë të plotë, fitoren e merituar”, tha Berisha.
Berisha: Jam i hapur për t’u rikthyer në krye të PD
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh nga Elbasani se është i hapur për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike. Ai theksoi gjatë foltores me demokratët se historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.
“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? Plotësisht i hapur. Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, tha Berisha.
Duke iu drejtuar gazetarëve Berisha tha se “Tani e tutje jam i hapur për çdo funksion në harkun kushtetues të këtij vendi”.
Ish-kryeministri tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjeve dhe se çfarë ka biseduar me Lulzim Bashën që kur u shpall “non grata” e deri kur u përjashtua nga grupi parlamentar.
“Unë Lulzim Bashën pas marrjes së këtij vendimi, vendimi tjetër ishte që ai s’mund të ishte kryetar se katër humbje njëra pas tjetrës. Vendime të pastudiuara, të pamatura, ai s’mund të ishte kryetar. Unë nuk do përzihesha në garë elektorale, por me deputetët tanë, me anëtarët e Këshillit Kombëtar do të ndërmerrnim një proces gradual me largimin në mënyrë të padiskutueshme me vullnetin tuaj. Kjo nënkuptohej në deklaratën time. Ky një ditë prej ditësh më thotë mua që mandatin erdhi filani që duhet ta dorëzosh. I them “shiko, mandati është çështje sovraniteti të vendit. Unë të shkelmoj sovranitetin e vendit, forcë që më detyron nuk ka”. Sepse ky është një vend 112 vjet i pavarur. Ky sovranitet qëndron mbi idealet, mbi gjakun, mbi sakrificat më të jashtëzakonshme të një kombi. Nuk mund të imagjinoj unë që të vijë dikush dhe të thotë që ti do hysh në parlament, ti s’do hysh në parlament, përveç ligjeve të vendit tim. I them, thuaji në mënyrë të prerë. Fillon kërcënimet. “Të gjitha t’i bëjnë nuk kam asnjë problem unë. As mos e diskuto atë punë. Nuk ka njeri që më bind mua”. Imagjinoni, nuk ka njeri që ka ndikuar në sovranitetin tonë si Wilson, por edhe Bill Clinton e George Bush për Kosovën. Kush mund ta imagjinonte se ata e bënë këtë për të diktuar se kush do të hyjë në parlament. Kurrën e kurrës. Të thuash se s’do hysh në parlament tejkalon çdo lloj imagjinate. Unë i them jo. U përpoqën pastaj me KQZ-në, por dështuan se ç’është e vërteta thanë që nuk ka ligje. Në fund ky shpall vendimin. Më merr në telefon 20 minuta para. Në këtë mes Sali Berisha, nëse mblidhte Këshillin Kombëtar dhe e votonte në Këshill Kombëtar unë do pranoja vendimin e Këshillit Kombëtar pa asnjë diskutim. Ky për të cilin e them edhe njëherë ungjilli thotë si ky nuk duhet të lindë, i pabesë e ka fjalën e dini vetë ju. Krishti thotë për Judën. Ky njeri pa pyetur njeri fare shkelmon sovranitetin e PD. Në një bisedë të mëparshme një forcë politike jo sovrane nuk meriton të ekzistojë. “E mora unë vendimin tim”. Si e more ti vendimin ti? Ka qenë një diktator në Amerikën e Jugut që e kam parë në ëndërr i thoshte popullit të vet, por çfarë jemi ne këtu? Kjo u bë shkas për të rivendosur në mënyrë të vendosur legjitimitetin në PD, dinjitetin tim dhe të PD-së si anëtar i saj”, tha Berisha.
Berisha për Bashën: I pabesë, sipas librave të shenjtë as nuk duhej të lindte!
Në qytetin e Elbasanit ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar para demokratëve se ka bërë gabimin më të madh që ai ka mbështetur Bashën për 8 vite me radhe dhe i kërkon falje të gjithëve.
Gjatë foltores me demokratët në Elbasan, Berisha u shpreh se Basha është i pabesë.
“Në fund ky shpall vendimin. Më merr në telefon 20 minuta para. Në këtë mes Sali Berisha, nëse mblidhte Këshillin Kombëtar dhe e votonte në Këshill Kombëtar unë do pranoja vendimin e Këshillit Kombëtar pa asnjë diskutim. Ky për të cilin e them edhe njëherë ungjilli thotë si ky nuk duhet të lindë, i pabesë e ka fjalën e dini vetë ju. Krishti thotë për Judën. Ky njeri pa pyetur njeri fare shkelmon sovranitetin e PD. Në një bisedë të mëparshme një forcë politike jo sovrane nuk meriton të ekzistojë. “E mora unë vendimin tim”. Si e more ti vendimin ti? Ka qenë një diktator në Amerikën e Jugut që e kam parë në ëndërr i thoshte popullit të vet, por çfarë jemi ne këtu? Kjo u bë shkas për të rivendosur në mënyrë të vendosur legjitimitetin në PD, dinjitetin tim dhe të PD-së si anëtar i saj”, tha Berisha.
Berisha tha se kryetari i PD-së është një njeri që sipas librave të shenjtë as nuk duhej të lindte.
“Kërkoj ndjesë para jush sërish sepse unë në këto 8 vite si njeri i betuar që nuk kthehem më ta themi të vërtetën, kam mbështetu publikisht një njeri që nuk po e marr në rrafshin njerëzor sepse po ta marrësh rrafshin njerëzor, një librat e shenjtë thuhet që njerëzit si ai as nuk duhej të lindnin, i pabesi është fjala. Por nuk e marr në këtë rrafsh fare. E marr në një qëndrim jashtëzakonisht të paimagjinueshëm ndaj vlerave që ne sollëm në Shqipëri. Që nga ’91-shi kemi sjellë votën e vërtetë, e lirë dhe sollëm liri, të drejtat njerëzore, interesin kombëtar. Kaq ishte partia liritë dhe të drejtat njerëzore, interesi kombëtar. Po nuk ishte pak kjo se po të shkojmë bashkë tani në vitin ’90, ku është çështja kombëtare dhe ku është sot, ne duhet të ndihemi të lumtur sepse Kosova është e lirë, shqiptarët janë në një situatë tjetër, mirë po për fatin e keq, partia filloi të bjerë shumë, pikërisht në këto dy shtylla kryesore të saj. Unë e kam mbështetur në mënyrë absolute duke i thënë atij privatisht gjithçka dhe unë i kam të dokumentuara ato.
Nuk jam spontan unë, nga mëngjesi në darkë, mendoj dhe atë që mendoj e skicoj dhe unë kam çdo gjë të dokumentuar se çfarë i kam thënë. Por publikisht e kam mbështetur fuqimisht me shpresën që të ecim drejt fitores, në një kohë që ai kishte një axhendë tjetër që të lartësohej vetë. Po nuk lartësohesh vetë në qoftë se kryen akte, siç kreu ai në 2017. Gabimi im më i madh në 2017 është se unë duhet të kisha ndërmarrë këtë projekt që kam marrë tani dhe ju siguroj që do ishim në pushtet dhe se Shqipëria do i kishte hapur negociatat, por kjo nuk ndodhi për çka unë kam përgjegjësi. Ju garantoj se unë do bëj gjithçka që të rikthejmë vlerat dhe që demokratët të zgjedhin atë që duan”, është shprehur Berisha.
Berisha thirrje delegatëve: Firmosni për mbledhjen e Kuvendit
Nga qyteti i Elbasanit, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje delegatëve që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.
Berisha tha para simpatizantëve demokratë se partisë i është bërë një dëmtim i jashtëzakonshëm pasi i është hequr vota e lirë.
“Unë kam një kërkesë për çdo delegat, të firmosni për mbledhjen e Kuvendit të PD. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD. Ata që përzunë votën e lirë nga PD i bënë asaj një dëmtim të jashtëzakonshëm. Ne do rikthejmë votën, vullnetin tuaj, do jeni ju që në statut do të sanksionohet me votën tuaj të lirë. Do përcaktoni deputetët dhe renditjen e tyre”, tha Berisha.
Berisha: Prej disa vitesh diskutohet që vendet e Ballkanit të mos i përfshijnë më në integrim
Ish-Kryeministri Sali Berisha u ndal në Elbasan këtë të premte për të vijuar me takimet e tij me demokratët. Berisha tha se Edi Rama është një nga liderët më të parëndësishëm në Europë.
Ish-kreu i qeverisë u ndal edhe tek samiti që u zhvillua disa ditë më parë në Slloveni për Ballkanin Perëndimor. Ai u shpreh se në deklaratën përfundimtare është lënë shtegu hapur për integrimin, por ka edhe një tendencë që të mbyllet zgjerimi. Sipas Berishës, prej disa vitesh mes shteteve anëtare diskutohet që vendet e Ballkanit Perëndimor t’i trajtojnë si vende partnere.
Megjithatë, me deklaratën e fundit, sipas Berishës, unioni vendosi për zgjerimin. Sipas tij situata e krimit të organizuar në Shqipëri ka penguar edhe Kosovën për t’iu hapur vizat.
“Njëra më organet prestigjioze të Europës dhe SHBA bën një klasifikim. Klasifikon liderët e Europës sipas rëndësisë. Më i parëndësishmi në kontinent vlerësonte Edi Ramën. Po pse? Është Shqipëria më e parëndësishmja? Jo nuk është. Kemi pozicion strategjik nga i cili kemi pësuar më shumë se çdo gjë tjetër sepse e kanë lakuar në mënyrë të tmerrshme. Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm. Njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat e mirësjelljes, një njeri që i thotë një idiot një lideri të një vendi tjetër e më pas i ndershëm sikur të jetë ky eprori i tyre, ata kanë gjetur vetëm cilësimin, më i parëndësishmi. Imagjinoni kush e paguan faturën. Faturën e paguajmë ne sepse atë nuk e dëgjon njeri.
Nëse keni lexuar deklaratën e Bledit para dy ditëve, u them që nuk kam lexuar dokument të atillë. Mirënjohje sepse e linin shtegun hapur pasi kishte tendencë që ta mbyllnin fare. Por çfarë bënin, e hapnin një mundësi për ta mbyllur. Na vlerësonin partnerë. Raporti ynë me BE është i tillë, prej 6-7 vitesh diskutohet që këto vende të Ballkanit Perëndimor të mos i përfshijnë më në integrim. T’i quajnë partnerë, t’u japin fonde, të rrinë në punë të tyre se nuk kemi punë me ta. Nuk e bënë këtë, e lanë zgjerimin, por u shprehën për vende partnere. Kur bëhesh kampion në Europë për kërkesa për azil politik, kur je kthyer në bazë operacionale për krimin në Europë, në Amerikë, në Lindjen e Mesme dhe më gjerë kush do të bëjë me ty. Kjo situatë pengon Kosovën për të hapur vizat. E ka thënë vetë Presidenti Macron. Kosovës nuk ia hapin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Këtu na ka katandisur ky dhe megjithatë ky kalon nga mandati në mandat. Ky njeri që s’meriton të qeverisë një orë merr mandatin e tretë sepse opozita kalon nga humbja në humbje”, tha Berisha./tvklan.al