Apel/ Dioni i vogël nuk ecën dhe nuk flet dot, duhet ndërhyrje me qeliza staminale


Apel/ Dioni i vogël nuk ecën dhe nuk flet dot, duhet ndërhyrje me qeliza staminale

22:25 08/10/2021

Dion Albrahimi ka qëndruar 6 muaj në reanimacion sapo ka parë dritën e diellit në këtë jetë. Më pas bëri një ndërhyrje kirurgjikale në QSUT për zorrët. Prindërit e Dionit vunë re, se djali nuk po arrinte të ngrihej në këmbë dhe nuk po fliste. Rezonanca tregon, se truri i të voglit nuk furnizohet mirë me oksigjen.

Mjekët thonë, se Dionit i duhet ndërhyrje me qeliza staminale në Stamboll. Por kjo procedurë kushton shumë. Vetëm dy seanca shkojnë 20 mijë Euro. Më pas duhet edhe 5 seanca të tjera. Familja e Dionit bën apel për ndihmë.

Mamaja e Dionit: Doktori na ka dhënë shpresë me qelizat staminale që fëmija ka shërim, por është shumë i kushtueshëm si ndërhyre. Të ngrihet në këmbë si të gjithë fëmijët e tjerë. Shpresoj shumë dhe lus Zotin çdo ditë, çdo natë, çdo herë e në çdo moment të jetë siime.

Babi i Dionit: Rreziku është i joni dhe i djalit, pastaj ai nuk do mundet të ngrihet as në këmbë, as ulur, as të ushqehet dot vetë. Në momentin që truri nuk funksionon normal, edhe pjesët e tjera të trupit për fëmijën nuk do të funksionojnë. Kërkoj ndihëm thjesht që djali të ngrihet në këmbë, të fillojë të flasë, të bëhet si shokët e vetë, për jetën e vetë dhe për prindërit, por mbi të gjitha dhe për vëllain e vetë. Thirrja që i bëj të gjithëve sa të kenë mundësi të na ndihmojnë që të shpëtojmë djalin, do Zoti bëhet mirë. /tvklan.al






Të ngjashme