A dinte gjë Edi Rama për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së nga SPAK?


A dinte gjë Edi Rama për arrestimin e ish-drejtorit të RTSH-së nga SPAK?

22:10 08/10/2021

Ish-drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi, është vënë në pranga pas hetimeve të SPAK. Disa minuta pas publikimit të këtij lajmi, kryeministri Edi Rama u pyet nga Arian Çani në emisionin “Zonë e Lirë” nëse kishte dijeni më parë me këtë rast.

Kryeministri mohoi që të dinte gjë dhe tha se lajmin e mori vesh ndërkohë që ishte në studio me Çanin.

Arian Çani: SPAK vetëm pak minuta më parë paska arrestuar Thoma Gëllçin, ish-drejtorin e RTSH. Një nga eksponentët e PS para shumë viteve e ka kap SPAK. Unë nuk i di arsyet sepse… Ti ishe në dijeni Ramë?

Edi Rama: Tani po e marr vesh që jemi bashkë.

Një tender korruptiv në Radio Televizionin Shqiptar i nënshkruar në Nëntor të 2018-së, ka çuar në pranga ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 zyrtarë të këtij televizioni. Ata janë arrestuar me urdhër të SPAK, pasi GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg’./tvklan.al






Të ngjashme