Berisha paralajmëron protesta kundër rritjes së çmimeve
Deputeti Luçiano Boçi i bashkohet “Foltores” në Elbasan
Sali Berisha bën thirrje për protesta të fuqishme kundër rritjes se çmimeve. Ashtu si Lulzim Basha, Berisha shkakun për krizën në sektorin energjetike e sheh te keqqeverisja.
Daljen e kryeministrit javën e shkuar për të paralajmëruar përfshirjen e vendin në një krizë energjetike si pasojë mungesës dhe rritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare, e sheh si një apel drejtuar oligarkëve për rritur çmimet.
Në foltoren e mbajtur në Elbasan, ku sërish e priten me qindra mbështetës mes të cilëve dhe deputeti aktual Luçiano Boçi, Berisha shpjegoi edhe njëherë përse vendosi të kthehej në politikën aktive dhe pse është i gatshëm për të marrë çdo funksion kushtetues.
Bën thirrje për firmosje masive nga demokratët të peticionit për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar Demokrat. Kjo e Elbasanit ishte takimi i 5 që ish-Kryeministri zhvillon me bazën demokrate dhe ka premtuar që do të takohet me ta në të 12 qarqet.
Tv Klan