Asteroid apo kometë? Shfaqet trupi qiellor që po mundon shkencëtarët
Një trup qiellor hibrid shfaqet në sistemin diellor. Aktualisht është duke udhëtuar në zonën kryesore të asteroidëve mes Marsit dhe Jupiterit. I zbuluar në vitin 2005, fillimisht u klasifikua si asteroid për shkak të orbitës së tij. Por në vrojtimet e mëtejshme rezultoi të ishte aktiv me një bisht, tipik të një komete.
Ende sot shkencëtarët nuk janë të qartë nëse është një asteroid apo kometë, pasi përmban element të të dyja tipologjive. Nga njëra anë ka cilësi fizike të një komete, pasi përderisa lëshon material pas në hapësirë gjatë rrugëtimit, do të thotë që është trup i ngrirë akullnajor. Por orbitën e ka tipike të një asteroid.
Shkencëtarët shpjegojnë se nëse këto objekte hibride përmbajnë vërtet akull në trupi e tyre, kjo mund të shpjegojë më mirë prezencën dhe shpërndarjen e objekteve të tilla në pjesën e brendshme të Sistemit tonë Diellor, por edhe të origjinës së jetës në planetin tonë. Objekti është emërtuar 248370, ka një bërthamë prej 3.2 km diametër, një bisht 720 mijë km të gjatë dhe 1400 km të gjerë.
Klan News