Burg për dy punonjësit e burgut të Reçit
Ata u shfaqen në emisionin “Stop” duke i marrë para familjarit të një të burgosuri
Arrest me burg ka vendosur gjykata e Shkodrës për dy punonjësit e burgut të Reçit. Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi akuzohen për korrupsion ndërsa mbanin detyrën e psikologut në institucionin e vuajtjes së dënimit në Malësinë e Madhe.
Avokati i tyre kërkoi masë sigurie detyrim paraqitje por kjo kërkesë nuk u pranua nga togat e zeza. Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë transmetimit në emisionin “Stop” në Tv Klan të datës 05.10.2021, këta punonjës shfaqen në pamje audio dhe video duke i marrë vlera monetare një personi i prezantuar si familjari i të dënuarit M.T., i cili po shlyen dënimin në IEVP Reç, Malësi e Madhe.
Vlerat monetare këta punonjës i kanë marrë në këmbim të ofrimit të raporteve pozitive të sjelljes së tyre në institucion me qëllim përfitimin e uljes së dënimit në Gjykatë.
Si dhe ndryshimin e listës së numrave telefonik që çdo i burgosur deklaron për të folur me të afërmit e tij. Pas shfaqjes së video në emisionin “Stop”, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, firmosi pezullimin e tyre nga detyra.
Klan News