Italia i hap rrugë dozës së tretë të vaksinës


Italia i hap rrugë dozës së tretë të vaksinës

14:11 09/10/2021

Vaksinohen personat mbi 60 vjeç

Vendimi i përdorimit të dozës së tretë të vaksinave kundër Covid-19 për persona mbi 60 vjeç. merret ndërkohë që ka ende 8.4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. 

 Vetëm 15.54% e popullsisë është e vaksinuar dhe pothuajse tre milionë italianë mbi pesëdhjetë vjeç mbeten në grupmoshën më kritike pasi nuk janë të imunizuar ende.

Sipas një dokumenti të Ministrisë së Shëndetësisë italiane, doza e tretë do të kryhet vetëm 6 muaj pas përmbylljes së ciklit të vaksinimit, ndërsa kushtet për të marrë këtë përforcues janë:  sëmundjet e frymëmarrjes fibroza pulmonare idiopatike; sëmundjet e frymëmarrjes që kërkojnë terapi me oksigjen; sëmundjet kardiovaskulare në klasën e avancuar; sëmundjet neurologjike, skleroza amiotrofike anësore dhe sëmundje të tjera të neuroneve motorike; skleroza e shumëfishtë; distrofia muskulare; paraliza cerebrale infantile; myasthenia gravis; çrregullime neurologjike disimune.

Si edhe sëmundje të tjera: diabeti dhe endokrinopatitë e tjera të rënda,sëmundja e Addison –it, sëmundje të mëlçisë si cirroza e mëlçisë; sëmundjet cerebrovaskulare, ngjarje cerebrale ishemike-hemorragjike me dëmtim të autonomisë neurologjike dhe njohëse, hemoglobinopatitë, patologji të tjera,thuhet në qarkore.

Aktualisht situata epidemike në Itali është “nën kontroll” dhe kurba e rasteve të Covid-19 vazhdon të ulet gradualisht, por Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Lartë i Shëndetësisë bëjnë thirrje për kujdes. Në këtë fazë është e nevojshme të mbahet një nivel i lartë i vëmendjes duke pasur parasysh rihapjen në progres dhe rritjen e kapaciteteve të parashikuara për sektorë të ndryshëm dhe vende publike.

Klan News






Të ngjashme