Kupa e Botës, sot përballja me Hungarinë


Kupa e Botës, sot përballja me Hungarinë

16:00 09/10/2021

Në sulm priten Cikalleshi dhe Uzuni

Shqipëria kërkon të arrijë rezultat pozitiv ndaj Hungarisë sot në Budapest. Trajneri Edy Reja e zbuloi që në konferencën e djeshme se në portë do të jetë Berisha.

Mbrojtja me tre parashikohet të përbëhet nga Gjimshiti, Kumbulla dhe Ismajli, lojtarë të skuadrave në Serie A. Mesfusha e ngjeshur mendohet të ketë nga krahët Trashin e Hysajn, ndërsa plotësohet me Çekiçin, Gjasulën dhe Baren.

Sulmi pritet t’i besohet Uzunit dhe Cikalleshit. Një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat që synojnë vendin e dytë dhe çdo rezultat negativ do të largonte nga rruga drejt Botërorit 2022 ashtu siç e pranoi edhe trajner Reja në daljet e tij për mediat.

Ai kërkon një lojë të ekuilibruar dhe shfrytëzimin e hapësirave që do të lejojë kundërshtari që nuk do të jetë si ai muajit të kaluar në Elbasan që u dorëzua duke humbur me rezultatin 1 – 0. Takimi i sotëm do të luhet pa praninë e tifozëve, pasi FIFA ka dënuar Hungarinë pas shfaqjeve të racizmit në takimin me Anglinë.

Tv Klan






Të ngjashme