Gjermania mund edhe Rumaninë
Barazim me emocione mes Çekisë dhe Uellsit
Hans Flick arriti fitoren e katërt në po aq ndeshje si trajner i Gjermanisë. Suksesi 2-1 në shtëpi me Rumaninë erdhi me përmbysje. Hagi realizoi një gol të bukur që në minutat e para për miqtë.
Barazimi u rivendos nga Gnabry me fillimin e pjesës së dytë. Muller ishte shpëtimtari i Gjermanisë me golin e realizuar në minutën e 81’, duke vendosur fitoren e gjermanëve të premten në Hamburg.
Ky sukses forcon pozitën e Gjermanisë në krye të Grupit J kualifikues të Botërorit në kuotën e 18 pikëve. Klaassen ishte shënuesi në fitoren e vështirë 1 – 0 të Holandës ndaj Letonisë në Riga.
Norvegjia frenoi Turqinë në një barazim 1 – 1 në sfidën e zhvilluar në Stamboll. Në Grupin G është një garë e fortë për dy vendet e para. Barazim emocionues me Çekisë dhe Uellsit në takimin e luajtur në Pragë.
Rezultati përfundimtar ishte 2 – 2 ku nuk mungoi ritmi i lojës dhe pati edhe një autogol të vendasve. Në Grupin E duket se gara është për vendin e dytë, pasi Belgjika është e shkëputur 8 pikë nga ndjekësit më të afërt dhe është pranë kualifikimit direkt në Botërorin 2022.
Në Grupin H dy ekipet që duan pozicionet e para janë Kroacia dhe Rusia që fituan respektivisht 3 – 0 me Qipron dhe 1 – 0 me Sllovakinë.
Tv Klan