Kosova mposhtet nga Suedia
Kosova u mund me rezultatin 0-3 nga Suedia në Stokholm në takimin kualifikues për Botërorin Katar 2022.
Pas gjashtë takimesh, “Dardanët” kanë vetëm 4 pikë të grumbulluara e ndodhen në vend të parafundit, ndërsa nordikët shkojnë në vend të dytë në renditje, në kuotën e 12 pikëve, me 1 pikë më pak se Spanja, e gjithashtu me një ndeshje më pak. në Grupin B.
Rezultati i takimit që u luajt në “Friends Arena” është i njëjtë me atë të muajit mars në Prishtinë. Goli i parë i takimit erdhi nga Forsberg në minutën e 29 me penallti të akorduar nga VAR.
Në pjesën e dytë, Muriqit iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. Suedia shfrytëzoi mirë rastet e krijuara. Isak realizoi një gol mjaft të bukur në të 62’, ndërsa rrjeta e tretë erdhi pas 17 mintuash nga Kuaison. Sfida e radhës e “Dardanëve” do të jetë të martën kundër Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Në takimin tjetër të Grupit B, Greqia mundi përfaqësuesen gjeorgjiane në transfertë me rezultatin 0-2 e shkon në vend të tetë me 9 pikë të grumbulluara.
Klan News