Inskenoi atentatin ndaj tij, arrestohet 24-vjeçari


Inskenoi atentatin ndaj tij, arrestohet 24-vjeçari

11:47 10/10/2021

Isak Mehmedaj u vetëplagos, raportoi se i bënë pritë

Ajo që u raportua të shtunën nga Policia e Shkodrës si një plagosje me armë zjarri, rezultoi të ishte inskenim nga  24-vjecari Isak Mehmedaj, i cili u arrestua për akuzat e “Armëmbajtjes pa leje” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”.

Në pranga ra edhe miku i tij, 20-vjecari Gledis Mlloja, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Mehmedajn penguan zbardhjen e ngjarjes, duke tjetërsuar vetëplagosjen si një pritë nga disa persona të panjohur në fshatin Mushan të Shkodrës.

Nuk e pashë kush më qëlloi. Isha duke hedhur mbeturinat” – u tha i riu hetuesve në spital.

Por policia zbuloi se Isak Mehmedaj është vetëplagosur në mënyrë aksidentale, me armë në bark dhe në bashkëpunim me 20-vjeçarin, kanë fshehur vendin e ngjarjes, kanë inskenuar një variant ndryshe të saj, duke u përpjekur të ndryshojnë tërësisht rrethanat, si dhe kanë fshehur provat materiale.

Të rinjtë inskenuan atentatin e mbetur në tentative, për të fshehur posedimin e armës së zjarrit, të cilën rezultuan ta kishin pa leje.

Tv Klan






Të ngjashme