Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit


Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit

15:48 01/10/2021

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për refuzimin që ia ka bërë projektit për kyçjen e Kosovës në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e veriut të përkrahur nga SHBA-ja.

Ai madje ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Kurti pas marrëveshjes së Brukselit për targat, si dhe refuzimit të gazsjellësit amerikan.

“Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe partneritetin me SHBA-të. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet të japë dorëheqje. Mbetja e tij në këtë detyrë, qoftë edhe për një ditë të vetme është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën. Unë me kohë e kam vërejtur se është mashtrues e i rrezikshëm për vendin”.

Haradinaj ka thënë se me këtë veprim Kurti po u shërben interesave të Rusisë, konkretisht Putinit. Ai e ka pyetur edhe presidenten e vendit se pse po hesht për vendimin e qeverisë për gazin.

 PSD-ja ndërkaq ka kritikuar marrëveshjen e Brukselit duke e konsideruar kthim prapa për vendin.

 Aktivistët e saj vendosur letra ngjitëse në veturat zyrtare të qeverisë si dhe në disa prej tyre kanë shkruar “KM”, tabela këto që jepen në veri nga Serbia për qytetarët serbë.

Tv Klan






Të ngjashme