Iu shfaq tumor në sy, peshku i nënshtrohet operacionit


Iu shfaq tumor në sy, peshku i nënshtrohet operacionit

22:26 01/10/2021

Një veterinere në Skoci ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në syrin e një peshku të kuq. Ajo arriti të eliminonte plotësisht një tumor duke parandaluar verbimin e peshkut.

Veterinerja u shqetësua kur syri i peshkut Dotty u bë tërëisht i kuq. Ajo kuptoi se peshkut i duhej operacioni ndaj përdori pluhur anestetik në ujin e akuariumit për ta vënë në gjumë dhe i hyri punës. Peshku lagej vazhdimisht me anë të një shiringe që të mos ngordhte, ndërsa në syrin e tij zhvillohej një operacion i imët.

Tumori ishte relativisht i madh, kështu që iu desh të shkëpusnin enët e gjakut, pasi ai po kapej pas tyre duke i tërhequr dhe kështu i krijonte shqetësime. Megjithatë u tregua kujdes që të mos hiqej më shumë se sa ishte e nevojshme për të mos e verbuar.

Operacioni zgjati rreth një orë dhe pas 5 minutash që ishte kthyer në akuariumin e saj, Dotty u zgjua duke shfaqur një gjendje të mirë shëndetësore./tvklan.al






Të ngjashme