“Jeta është dhuratë, mos e humb prej drogës”, të rinjtë e Shkodrës marshojnë pas vrasjes së n/komisarit


“Jeta është dhuratë, mos e humb prej drogës”, të rinjtë e Shkodrës marshojnë pas vrasjes së n/komisarit

11:37 02/10/2021

“Jeta është një dhuratë e çmuar, mos e humb për shkak të drogës”.

Ky ka qenë mesazhi që të rinj dhe të reja të Shkodrës të mbështetur nga koalicioni DMA kanë marshuar në rrugët e qytetit. Të rinjtë e gjimnazeve të Shkodrës, kanë zhvilluar këtë marshim pas ngjarjes së rëndë ku u vra komisari i Policisë së Lezhës Saimir Hoxha.

Të rinjtë shprehen se përdorimi i drogës sjell vetëm dëm për shoqërinë e kryesisht për të rinjtë. Ata më pas kanë marshuar në rrugët e Shkodrës me mesazhe sensibilizuese ndaj të gjithëve.

Kjo nismë lindi nga anëtarët e Koalicionit DMA duke u nisur nga vrasja e punonjësit të policisë në krye të detyrës në luftë kundër drogës dhe krimit.

Klan News






Të ngjashme