10:20 23/12/2013 Gjykata Ruse ka aprovuar amnistinë për Maria Alyokhina, një nga pjesëtaret e grupit Pussy Riot. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i saj Peter Zaikin për agjencinë e lajmeve Ria Novosti, i cili ka konfirmuar lirimin e vajzën mëngjesin e së hënës. Alyokhina, e cila ndodhej në burg që prej muajit gusht të vitit 2012 ishte dënuar me 2 vite heqje lirie, për shkak të një lutjeje blasfeme anti-Putin në katedralen e Moskës. Gjatë ditës së sotme pritet lirimi i Nadezhda Tolokonnikova, pjesëtare tjetër e grupit Pussy Riot.