11:51 23/12/2013Komediani Alan Carr dhe prezantues i programit te famshëm britanik, “Chatty Man”, ka deklaruar për gazetën, “The Sun”, se këngëtarja Adele vazhdon të jetë mikja e tij më e mirë e nuk ka ndryshuar aspak pas famës.
37-vjeçari tha se krijuesja e hitit “Skyfall”, vazhdon të jetë po aq e mirë dhe e thjeshtë, pavarësisht se tashmë njihet ndërkombëtarisht.
“Ajo është person me këmbë në tokë edhe pasi ka fituar shumë çmime ndërkombëtare si Grammy apo Oscar shpjegon Carr. Unë gjithmonë ndihem rehat pranë saj.
Adele vazhdon të më ketë mikun e saj më të afërt, tregon komediani. Ajo është hapur me mua për sekretet e saj para se ato të publikoheshin në media, madje unë jo vetëm që dija rreth shtatëzanisë së këngëtares, por ajo më ka treguar emrin e djalit të saj, që do të vinte ne jetë.