Kompania Tiffany do t'i paguajë Swatch miliona dollarë


Kompania Tiffany do t'i paguajë Swatch miliona dollarë

13:15 23/12/2013 Tiffany Gjobitet gjigandi i orëve amerikane të luksit Tiffany. Shoqëria është dënuar për të paguar 448,79 milion dollarë kompanisë zviceriane Swatch, për dëmet e shkaktuara nga kjo e fundit gjatë periudhws nga 2008 - 2011. Dy kompanitë kishin nënshkruar një marrëveshje për të prodhuar ora të markës Tiffany. Vendimi është marrë nga instituti i arbitrazhit në Hollandë, e cila, doli në përfundimin se, Tiffany, ndonëse jo qëllimisht, nuk ka bashkëpunuar asnjëherë në mënyrë efektive, madje ka penguar projektin e nënshkruar nga të dyja palët. Vendimi i gjykatës është bërë publik nga vetë Swatch.

Kompania amerikane Tiffany nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim duke e konsideruar të si të padrejtë, ndërsa parashikon se në përfundim të vitit të ardhshëm të ketë rënie të konsiderueshme të ardhurave.






Të ngjashme