Britania, antena përgjuese mbi oqeanin Atlantik


Britania, antena përgjuese mbi oqeanin Atlantik

09:01 24/12/2013 UK Edhe inteligjenca britanike, ashtu si ajo amerikane kanë përgjuar qeveritë e vendeve evropiane. Lajmi bëhet i ditur nga revista gjermane “Der Spiegel”, e cila citon dokumentet arkivore të siguruara nga ish-bashkëpuntori i CIA-s Eduard Snouden. Bëhet fjalë për shërbimin inteligjent britanik të njohur si Zyra Qëndore e Komunikimeve Qeveritare, që sipas dokumenteve rezulton se ndër objektivat kryesore të përgjimeve kanë qenë kryesisht politikanët e Unionit, ata gjermanë e izraelitë. Për dekada të tëra shkruan “Der Spiegel, agjentët e Britanisë së Madhe kanë patur nën mbikqyrje satelitët e këtyre vendeve, përmes 29 antenave të pozicionuara në oqeanin atlantik, në një largësi deri në 300 kilometra në perëndim të Londrës. Në dokumentet e Eduard Snouden rezulton se inteligjenca britanike ka listuar një seri numrash telefonik të qeveritarëve gjermanë si dhe të diplomatëve të huaj në Berlin. Aty flitet edhe për mbikqyrje të komunikimeve satelitore mes Gjermanisë dhe vendeve partnere, si psh Gjeorgjia e Turqia. Der Spiegel shkruan se këto dokumenta japin edhe një shpjegim për pyetjen pse kryeministri britanik David Cameron qëndroi në heshtje, kur në mediat ndërkombëtare bëri bujë skandali i përgjimeve të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Amerikane. Skandali pritet të zgjerohet në ditët në vijim.





Të ngjashme