09:28 24/12/2013Parlamenti ka vijuar gjatë gjithë natës me një seancë maratonë diskutimi për paketën e re fiskale dhe buxhetit e vitit 2014.
Më herët kryeministri Rama foli për një plan premtues që hap një faqe të re në historinë e vendit, por u ndal gjate edhe tek qeverisja e shkuar.
Sipas tij buxheti i vitit të ardhshëm është buxheti i kthesës, që nxjerr vendin nga kriza, rigjallëron ekonominë, rrit punësimin dhe dhe mbi të gjitha synon mbajtjen e një sërë premtimesh.
Ndërsa ish-kryeministri Berisha tha se buxheti i propozuar nga qeveria do te krijoje destabilitet dhe do të varfërojë shqiptarët.
Ai e quajti ditën e djeshme, një ditë zie për familjet dhe sipërmarrje shqiptare, duke thënë se projektbuxheti i vitit 2014 është bazuar në mendjen e sëmurë të një njeriu me zero njohuri ekonomike, i cili synon të rrënojë një model real, që në gjithë këto vite e bëri Shqipërinë ndër të paktat vende në Evropë që nuk ra në krizë.