09:48 24/12/2013
Europa perëndimore është goditur nga një mot i keq me stuhi dhe përmbytje që ka shkaktuar të paktën 3 viktima.
2 viktima janë regjistruar në Britaninë e Madhe.
Ata humbën jetën pas daljes nga shtrati të lumenjve, në Kumbria dhe Uellsin Verior.
Përmbytjet dhe stuhitë kanë shkaktuar edhe bllokimin e disa rrugëve dhe linjave hekurudhore.
1 person humbi jetën në Francë dhe një tjetër rezulton i humbur, pasi stuhitë goditën pjesën veriore të vendit.
Në rajonin e Galisë, erërat e forta dëmtuan linjat e energjisë, duke lënë në terr 90 mijë familje.
Stuhitë pritet të përfshijnë edhe Spanjën e Italinë, ku autoritetet po marrin edhe masat e nevojshme