Rritet punësimi në ekonomi gjatë 2016-ës
Punësimi në ekonominë shqiptare gjatë vitit 2016-të është rritur me 5.8%. Të dhënat janë publikuar nga Instituti i Statistikave, ku rezulton se në të dy kategoritë, femrat dhe meshkujt, është shtuar numri i vendeve të punës.
Dega kryesore e ekonomisë e cila e ka patur kontributin më të madh në rritjen e forcës së punës është ajo e shërbimeve, me 7.4%, por edhe industria ka rritur fuqinë punëtore me 5.1%. e ndjekur më pas nga bujqësia.
INSTAT ka publikuar anketën e forcave të punës, e cila bazohet në pyetësorët që bëhen në grupmosha të ndryshme nëse kanë gjetur një punë të re përgjatë 3 muajve të fundit.
Papunësia më e madhe vijon të jetë te të rinjtë, të cilët kanë numrin më të lartë, por krahasuar me një vit më parë, kjo peshë është ulur me 0.7%./ TV KLAN