Itali, futboll në fund të Majit?
Ekipet e grumbulluara, po mendohet të mos luhet në Lombardi
Në Itali po mendohet se kur mund të rinisë futbolli dhe duket se fundi i Majit është data më e afërt sipas federatës.
Ndeshjet mund të nisin me kupat dhe të vijojnë me kampionatin që do të luhet edhe në mesjavë. Kontrollet do të jenë të rrepta madje pritet që ekipet të grumbullohen gjatë kësaj kohe.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se federata po vlerëson si alternativë që skuadra si Inter, Milan apo Atalanta mundet të mos luajnë në stadiumet e tyre edhe me dyer të mbyllura.
Veriu i Italisë veçanërisht zona e Lombadisë po vuajnë pasojat më të mëdha në epideminë e Covid-19 dhe kjo e bën më të vështirë në qytete si Milano apo Bergamo. Megjithatë klubet nuk janë dakord dhe mendojnë se është e mundur të luhet në siguri të plotë.
Në këtë situatë do të shikohen stadiumet më të sigurta, stadiumet qendër dhe jug të vendit. Vendimi në radhë të parë i takon qeverisë italiane që do të vlerësojë mundësinë se kur mund të rinisin stërvitjet e më pas ndeshjet.
Tv Klan