A dëmtojnë opozitën ndryshimet në Kodin Zgjedhor? Përgjigjen Vasili dhe Alibeaj
Petrit Vasili dhe Enkelejd Alibeaj të ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan kanë treguar se çfarë do ndodhë me opozitën pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Petrit Vasili u shpreh se ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk dëtmojnë opozitën e shtoi se tregojnë vetëm frikën e Ramës.
“Përgjigja ime është e shkurtër dhe e menjëhershme. Kjo që ndodhi ishte një mundësi e jashtëzakonshme që Edi Rama të tregonte frikën nga opozita. Rama gjatë gjithë procesit të Kodit Zgjedhor është përpjekur që të lehtësojë frikën e tij”, tha Vasili.
Më tej ish-deputeti i LSI tha se ndryshimet nuk mund të ndryshojnë dot votën e qytetarëve. “Nuk sjell asnjë komplikim për opozitën. Asnjë votë që është menduar kundër Edi Ramës nuk do të humbasë. Këta sharlatanë nuk e ndryshojnë dot votën”, shtoi më tej Vasili.
Nga ana tjetër dhe Enekelejd Alibeaj u shpreh i bindur në fitoren e opozitës dhe shtoi se Rama gjatë gjithë kësaj kohe po tregon frikën e tij.
“Masa është kjo, opozita do jetë e bashkuar, Rilindja do jetë e vetme. Aritmetika elementare është e qartë, humbja do jetë për Ramën dhe e pret dhe ndëshkimi tek 7 penxheret”, tha ish-deputeti i PD./tvklan.al