A do sulmojë Trump me armë bërthamore?


A do sulmojë Trump me armë bërthamore?

20:30 19/01/2017

Me zgjedhjen e tij si president i ri i SHBA, Donald Trump do i jepet autorizim për lëshimin e armëve bërthamore në inaugurimin e tij në ditën e nesërme.

Kur do i marrë ai kodet bërthamore?

Një njësi e panjohur ushtarake do e shoqërojë Presidentin Barack Obama gjatë ceremonisë së dorëzimit ditën e nesërme. Ata do të mbajnë valixhen e cila mban brenda copën digjitale të pajisjeve, të njohur si “biskota” dhe do ia kalojë atë, Trump.

Do zhvillohet një konferencë private për presidentin për mënyrën se si t’i aktivizojë ato.

Cristina Varriale, një analiste hulumtuese në përhapjen dhe politikën bërthamore në Institutin e Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore (Rusi), tha për “The Independent”: “Që nga momenti që ai do inaugurohet president i Shteteve të Bashkuara, Trump do të ketë qasje në kodet bërthamore”.

Çfarë mund ta ndalojë atë së përdoruri ato?

“Në teori presidenti ka liri të plotë për autorizimin e përdorimeve bërthamore, megjithatë në praktikë, lëshimi varet nga faktorë të tjerë, duke përfshirë edhe një element të rëndësishëm si njeriu”, shtoi Varriale./tvklan.al






Të ngjashme