A do ta bëjë Rama vaksinën live?
A do ta bëni vaksinën live? Ishte kjo një nga pyetjet që u shtrua nga gazetarët këtë të enjte gjatë një bashkëbisedimi me kryeministrin Edi Rama.
Por kreu i qeverisë tha se kjo gjë nuk është diskutuar ende dhe do të shikohet në momentin e duhur.
“Sa i përket pastaj vaksinimit tim live apo me regjistrim, kjo është një çështje që nuk është problem, do ta shikojmë në momentin e duhur”, tha Rama.
Më herë, kreu i qeverisë tha se vaksinimi kundër Covid-19 në vendin tonë do të nisë brenda dy muajve të parë të vitit të ardhshëm./tvklan.al