Shqipëria do marrë vaksinën njëlloj me vendet e tjera
OBSH: Ju ndihmojmë të gjeni 200 mijë teste të shpejta
Sapo vaksina anti-covid të jetë gati, Shqipëria do ta përfitojë atë përmes mekanizmit Covax. Lajmin e bëri të ditur Drejtori i OBSH për Evropën, Hans Kluge gjatë një vizite në Tiranë. Kluge sqaroi se sasia e parë e vaksinës do të shkojë për grupet më të rriskuara në të gjitha vendet.
“20 % e popullsisë që do të ketë prioritet do të ndahet në 3 nëngrupe. 3% do ta marrë menjëherë kur të aprovohet siç janë stafet mjekësore, personat mbi 65 vjeç dhe personat që kanë sëmundje koronare apo të tjera. Veç BE, edhe Vendet e Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga kjo vaksinë”.
Organizata Botërore e Shëndetit do ta ndihmojë Shqipërinë me 200 mijë teste të shpejta, për të cilat qeveria thotë se e ka gati edhe financimin.
“Ne jemi marrë me kohën e dorëzimit të këtyre testeve për Shqipërinë pas 8 apo 10 javësh, por po përpiqemi që ta shkurtojmë këtë afat”.
“Po, qeveria ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta të antigenit. Jemi gati me financimin dhe do mbështetemi edhe nga OBSH”.
“Shqipëria nuk pati një valë të parë pandemie, e për këtë Drejtori I OBSH për Evropën vlerësoi masat që u ndërmorën, por tha se për përballimin e Covid -19 duhet një paketë e plotë shërbimesh”.
“Testimi nuk është zgjidhje magjike, pasi duhet, gjurmimi, karantinimi, kurimi dhe një paketë masash për të gjithë popullsinë që përfshin distancën dhe higjienën”
“Pjesë e strategjisë sonë ka qene edhe sigurimi në kohë i vaksinës se gripit falas për 368 mijë qytetarë të grupeve të rrezikuara”
Takimi u finalizua me nënshkrimin e një marrëveshjeje 2 vjeçare mes Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Ministrinë së Shëndetësisë, për shëndetin mendor, inovacionin digjital, imunizimin dhe forcimin e kapaciteteve spitalore.
Tv Klan