A do të marrë pjesë Partia Demokratike në balotazhe? (9 Tetor 2000)
Partia Demokratike ka vendosur jo vetëm të ndërpresë konferencat e zakonshme për shtyp, por të ndalojë dhe prononcimet zyrtare të krerëve të saj. Nuk dihen shkaqet zyrtare, por burime brenda Partisë Demokratike konfirmojnë se kjo bëhet në shenjë proteste ndaj pasqyrimit të fushtës socialiste për raundin e dytë të zgjedhjeve.
Partia Demokratike nuk po zhvillon fushatë për balotazhet pasi pjesëmarrja e saj varet nga plotësimi i kushteve të vendosura ndaj qeverisë si shtyrja e datës së zgjedhjeve dhe ndryshmi i KQZ-së. Ky i fundit i ka lënë kohë Partisë Demokratike vetëm 48 orë për të deklaruar pjesëmarrjen apo jo në raudin e dytë të zgjedhjeve.
Selia blu duket se do t’i thotë jo pjesëmarrjes në balotazh, ndërs strukturat e saj po punojnë intensivisht për të përgatitur dosjet që sipas tyre vërtetojnë manipulime./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego