A do të mungojë Sadiku me Kombëtaren?


A do të mungojë Sadiku me Kombëtaren?

15:48 23/09/2016

Dëmtimi i Armando Sadikut nuk është shqetësues. Sulmuesi i Kombëtares mendohet të mungojë vetëm 1 javë, sipas asaj që shkruan vetë lojtari në rrjetet sociale.

Sadiku la fushën në takimin mes Zurich dhe Servette pas përplasjes me një rival. Ai pati dhembje në gju, por rezonanca manjetike e kryer të premten tregoi se nuk ka asgjë të rëndë.

Një lajm i mirë në prag të ndeshjeve të Kombëtares, pasi 25-vjeçari po kalon një formë të mirë në këtë sezon, pasi shënoi në takimin kualifikues të Kupës së Botës me Maqedoninë dhe në Europa League ndaj Villarreal.

Para kohe e la fushën edhe Burim Kukeli, por rreth për të nuk ka njoftime nga klubi zviceran. Shqipëria do të luajë më 6 tetor në fushën e Lihtenshtejnin dhe më 9 tetor me Spanjën në Shkodër.

Trajneri Gianni De Biasi do të publikojë listën në fillim të muajit të ardhshëm. Lajme të mira vijnë nga Torino ku Arlind Ajeti nisi vrapimet e para, duke treguar se mund të jetë shpejt gati për të zbritur në fushë./TV KLAN






Të ngjashme