A do të përsëritet vala e gripit spanjoll?


A do të përsëritet vala e gripit spanjoll?

18:50 15/05/2020

Virologët po studiojnë sjelljen e Covid-19

Teksa COVID-19 po jep shenja rikthimi në disa vende të botës që kanë lehtësuar masat për frenimin e përhapjes së virusit, virologët në gjithë globin po e rikthejnë vëmendjen tek gripi spanjoll, një ndër pandemitë më të rënda në historinë e njerëzimit.

Ata po përpiqen të kuptojnë nëse koronavirusi do të përsërisë historinë e gripit spanjoll, vala e dytë e të cilit ishte më vdekjeprurësja nga tre valët që shpërthyen brenda rreth 12 muajve, duke infektuar në total mbi 500 milionë njerëz e duke u marrë jetën 50 milionëve prej tyre.

Studjuesja Laura Spinney shprehet se ajo që e bëri mjaft vdekjeprurës gripin spanjoll ishte mutacioni që ai pësoi pas fazës së parë, në fund të Pranverës së 1918-ës. Por kur u rikthye në fund të Gushtit të të njëjtit vit, të prekurit dhe viktimat u disafishuan. Më të rrezikuarit ishin të rinjtë dhe personat nën 65 vjeç. Vala e tretë ndodhi në fillim të 1919-ës dhe shkaktoi një numër të ndërmjetëm viktimash, mes fazës së parë dhe të dytë.

Por ekspertët thonë se deri më tani nuk është konstatuar ndonjë mutacion i fuqishëm i COVID-19 për të përsëritur valën e dytë të rrezikshme të gripit spanjoll. Megjithatë, e njëjta këshillë vijon të jetë e vlefshme: “Kujdes me koronavirusin, ende nuk jemi njohur plotësisht”. Një ndër faktorët që shkaktoi aq shumë viktima ishte edhe një sistem shëndetësor jo kaq i zhvilluar sa sot dhe jo i aksesueshëm për masat.

Tv Klan






Të ngjashme