A duhet mbajtur maska dhe jashtë? Përgjigjet mjeku Sallabanda
Mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Salallabanda, është shprehur se nuk është partizan për mbajtjen e maskave, por tha se mund të mbahen dhe në ambiente të jashtme.
Në një lidhje direkte me emisionin “Opinion” në Tv Klan, Sallabanda tha se nuk ka evidenca shkencore për mbajtjen e maskave, por praktika ka treguar se të mbron.
“Për mbajtjen e makave kam mendim që duhen mbajtur. Unë mendoj se duhen mbajtur, nuk të mbron ty por mbron komshiun, domethënë mbron të tjerët që ke në krah kur teshtijmë. Jam totalisht dakord që nuk ka asnjë studim që të mbron maska, por në Spanjë që është e detyrueshme ka ulur infektimet”, tha Sallabanda.
Më tej mjeku shtoi se “në Spanjë maska është me detyrim që në muajin prill, por pa probleme të tjera ndaj ka dhe shumë të infektuar”.