A e ka ruajtur Korça traditën e një qyteti të bukur e të pastër? (12 Janar 2001)
Korça ruan traditën e një qyteti të pastër dhe të bukur. Ndërtesat dhe rrugët brenda qytetit e dëshmojnë këtë fakt. I vetmi vend ku Korça prezantohet si të gjitha qytetet e tjera në Shqipëri është hyrja. Këto ndërtesa janë trashëgimi i ndërmarrjeve industriale të lëna pas dore prej 10 vitesh. Asnjë investim nuk është bërë këtu si në rrugë ashtu dhe në trotuare.
Plehra të hedhura gjithandej, pllaka të thyera dhe sikur të mos mjaftonin këto, këtu mblidhen dhe lëkurat e bagëtiva të thera dhe gjurmët e Policisë së Ndërtimit në prishjen e kioskave. Në qytetin e Korçës 2 vite më parë u investuan 500 mijë dollarë për asfaltimin e rrugëve dhe bulevardëve si dhe për rregullimin e trotuareve. E vetmja zonë që nuk pati investim ishte hyrja e qytetit që mesa duket ka mbetur në mëshirë të fatit./tvklan.al