A është dikush në jetën tënde? Përgjigjet spikerja: E kam zemrën plot (Video)
Edhe pse është personazh publik dhe e shohim çdo ditë në ekran, Senada Jaho jetën e saj private ka zgjedhur të mos e ndajë me të tjerët, por ta mbajë vetëm për vete. Por dihet tashmë që jeta private e personazheve të njohur përbën gjithnjë lajm dhe kuriozon publikun.
E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo u pyet pikërisht për jetën private dhe nëse është dikush zemrën e saj. Senada tha se nuk preferon të flasë për jetën private, por u përgjigj duke thënë: “Le të themi që e kam zemrën plot”.
Rudina Magjistari: Për sa i përket jetës private? Është një pyetje rutinë së cilës ti mund t’i përgjigjesh ose jo. Nëse ke diçka për të rrëfyer, nëse ka një lidhje në jetën tënde, nëse ke marrë një vendim të tillë në jetë… Je beqare?
Senada Jaho: Le të themi që e kam zemrën plot.
Rudina Magjistari: Ku ka më mirë se sa kjo…
Senada Jaho: Gjithmonë kam preferuar të mos flas për jetën time private, është diçka shumë intime si për mua, ndoshta dhe për partnerin tim, por mund t’iu them vetëm që e kam zemrën plot dhe jam e lumtur./tvklan.al