A është kaq shumë i dëmshëm sheqeri?


A është kaq shumë i dëmshëm sheqeri?

17:02 20/12/2016

Një studim i kryer nga kompanitë që prodhojnë ushqime sfidon rekomandimet e deritashme të zyrtarëve shëndetësor se, njerëzit nuk duhet të konsumojnë shumë sheqer.

Sipas “Reuters”, studimi i ri nuk tregon ndonjë lidhje të qartë mes përdorimit të sheqerit të bardhë dhe efekteve shëndetësore.

Studimi është reagimi i fundit nga kompanitë që prodhojnë ushqime, përfshirë karamele dhe prodhuesit e pijeve të gazuara, ndaj kritikave çdo herë e më të mëdha të shkencëtarëve se sheqeri i bardhë duhet fajësuar për mbipeshë dhe diabet.

Studimi është kryer në kohën kur disa qeveri lokale në SHBA kanë filluar të hartojnë taksa të veçanta për sheqerin dhe pijet e gazuara me qëllim të reduktimit të konsumimit të tyre./ tvklan.al






Të ngjashme