A janë festat të gëzuara për të gjithë?
A jeni të sigurt festat e fundit të vitit janë të gëzuara për të gjithë? Janë të shumtë ata që vuajnë prej stresit të festave, por një studim i Eurodap jep të dhëna mjaft interesante.
Sipas këtyre rezultateve, vetëm 6 në 10 persona do të dëshironte të kalonte festat në familje, pjesa tjetër do të preferonin udhëtime me miqtë. Në vend të dytë vjen frika nga terrorizmi. Pas sulmeve në Berlin, Nisë apo Paris europianët mendohen dy herë t’u bashkohen festimeve të fundit të vitit.
Një tjetër problem i festave është ankthi prezantimit te miqtë. Kjo më shumë te gratë, që do të kenë të ftuar në shtëpitë e tyre. Sondazhi nxjerr si problem të këtyre festave edhe udhëtimet e gjata, që duhen për të takuar familjen vetëm për pak ditë.
Por ajo që shqetëson më shumë europianët ditët e fundvitit janë shpenzimet e tepërta. Së pari për dhuratat që sipas tyre është një traditë që shkakton shpesh pakënaqësi.
Lista e problemeve të festave duket e gjatë duke përfshirë grindjet në çift, fëmijët që janë pushim për shkak të shkollave të mbyllura, deri te shtimi në peshë për shkak të konsumimit të tepërt gjatë këtyre ditëve.
Tv Klan