Rama sqaron detajet nga dy paketat ekonomike


Rama sqaron detajet nga dy paketat ekonomike

21:29 16/04/2020

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme në një lidhje direkte për emisionin “Opinion”, ka sqaruar detajet për paketën e dytë ekonomike, por dhe disa pikëpyetje që qytetarët kanë ende lidhur me paketën e parë ekonomike.

Rama sqaroi se deri më tani, pagën e “luftës” të akorduar nga paketa e parë e kanë marrë 40.327 punonjës të kësaj kategorie, ndërsa në proces janë 16.875 të tjerë, që sipas Ramës do të paguhen në fillim të kësaj jave.

Po ashtu Rama tha se edhe ata që përfitojnë nga paketa e dytë ekonomike, do të nisin të paguhen nga java e ardhshme.

I pyetur nëse ka një diferencim në paketat ekonomike për biznesin e madh dhe të vogël, Rama është shprehur negativ duke thënë se biznesi i madh ka më tepër shpenzime se ai i vogël.

“Biznesi i madh ka detyrime shumë më të mëdha ndaj punonjësve sa një biznes i vogël, dhe nga ana tjetër është e qartë që në fazën e parë, deri në fund të marsit biznesi i madh e ka mbajtur kolpon”.

Sakaq, kreu i qeverisë nuk ka pranuar që të bëjë krahasime me Maqedoninë e Veriut apo Malin e Zi lidhur me paketat ekonomike që kanë vënë në dispozicion, pasi siç thotë ai, asgjë nuk është ashtu siç duhet. /tvklan.al






Të ngjashme