A ka eshtra akoma në Titanik?
Kompania, RMS Titanic ka bërë plane për të njxerrë radion nga anija e fundosur Titanik. Kompania do që të rimarrë pajisjet ikonike të anijes. Por, gjithë kjo ka nisur një debat të madh.
“A mundet që anija më e famshme në botë të mbajë ende eshtra pasagjerësh dhe të ekuipazhit, që vdiqën një shekull më parë?”
Këtë pyetje e kanë ngritur avokatët e qeverisë amerikane në një betejë gjyqësore me qëllimin e bllokimit të ekspeditës së planifikuar.
Por sipas kompanisë që zotëron të drejtat e shpëtimit, njerëzit janë marrë me rrënojat e Titanikut për 35 vjet dhe askush nuk ka gjetur mbetje njerëzore.
Kompania, RMS Titanic Inc., dëshiron të ekspozojë makinën telegrafike pa tel Marconi të anijes. Ajo makinë kishte transmetuar thirrjet dhe ankthin e njerëzve të anijes që po fundosej dhe kishte ndihmuar në shpëtimin e rreth 700 prej tyre.
RMS Titanic Inc. thotë se pas afërisht 200 zhytjesh që mund të jenë bërë te anija, mbetjet njerëzore do të ishin vërejtur deri tani. Megjithatë, oqeanografi dhe këshilltari i kompanisë, David Gallo tha se “ ekziston një rregull i pashkruar që, nëse do të shohim mbetje njerëzore, ne i fikim kamerat dhe vendosim se cfarë do të bëjmë më te”.
Gjithë kjo mosmarrëveshje ka buruar nga diskutimi se si duhet nderuar viktimat e Titanikut dhe se a duhet lejuar apo jo një ekspeditë që te futet në brendësi të saj
Ekspedita ishte miratuar në muajin Maj, nga një gjykatës federal në Virxhinia. Por, qeveria amerikane paraqiti një sfidë ligjore në Qershor, duke pretenduar se ndërmarrja do të shkelte ligjin federal dhe një pakt të bërë me Britaninë që njeh rrënojat e Titanikut, si një vend përkujtimor.
Avokatët e SHBA-së, argumentojnë që marrëveshja siguron rrënojat dhe sigurohet që trupi i anijes, artifaktet dhe “çdo mbetje njerëzore” të mos shqetësohen./tvklan.al