A ka vdekur Britney Spears?
Sony Music tronditi jo pak fansat kur njoftoi sot me anë të një postimi në Twitter se Britney Spears kishte vdekur. Megjithatë gjithë gjasat janë që llogaria e kompanisë muzikore të jetë vjedhur nga hakerat.
Kjo pasi mesazhi i postuar nuk duket aspak formal dhe është shkruar keq. Në të thuhet:“Britney Speas ka vdekur aksidentalisht. Do t’ju tregojmë më shumë, shumë shpejt, #RIPBritney”.
Ndërsa në një tjetër postim shkruhej: “RIP @britneyspears #RIPBritney 1981 – 2016”
. Nga ana tjetër, një burim pranë këngëtare konfirmoi për CNN se ajo ishte “shëndoshë e mirë”. Ndërsa vetë Sony Music nuk ka bërë ende asnjë koment mbi këtë postim në Twitter, që vjen vetëm pak orë pasi bota e muzikës humbi një artist të madh si George Michael./tvklan.al