A keni frikë se mos e pësoni si Gruevski? (Video)
“Pyetja që vret” është rubrika më e re e emisionit “Zonë e Lirë”, në Tv Klan, që vë “me shpatulla pas murit” të ftuarit. Sot ishte Presidenti Ilir Meta ai që u përball me pyetjet e drejtuesit të emisionit Arian Çani.
Një ndër pyetjet që ai i drejtoi Presidentit ishte nëse ka frikë se mos përfundon si ish-kryeministri Nikola Gruevski. Meta i prerë tha se nuk e njeh frikën.
Arian Çani: Edi Rama duket se ka marrë gjithë institucionet e drejtësisë, a nuk keni frikë se mos e pësoni edhe ju si Gruevski?
Ilir Meta: Frikën nuk e njoh as në tokë dhe as në qiell.
Arian Çani: Si President i Shqipërisë më thoni kur do të ndaheni zyrtarisht nga Monika Kryemadhi e LSI për të qenë i barazlarguar me palët politike.
Ilir Meta: Larg qoftë. Është një pyetje e rrezikshme dhe përgjigjen e ka të qartë. Me Monikën vetëm në shtëpi.
Arian Çani: A jeni bërë pishman që ndihmuat Ramën kundër Nanos dikur?
Ilir Meta: Vetëm përpara Çani.
Arian Çani: S’po i flet Çanit, po i flet të madhit…
Ilir Meta: Vetëm përpara. Bëje të mirën, hidhe në det dhe ajo do kthehet pas.
Arian Çani: A jeni i ndërgjegjshëm se Edi Rama nuk mposhtet më me mjete politike?
Ilir Meta: Provokim.
Arian Çani: Edi Rama dhe Lulzim Basha të imagjinojmë se kanë nevojë që t’i ndihmosh sepse janë duke u mbytur në ujrat e Liqenit Artificial. Kujt do t’i shpëtonit jetën Ramës apo Bashës?
Ilir Meta: Do t’i çoja shqiponjën me dy koka që t’i shpëtonte të dy.
/tvklan.al