A kishte Basha opsione të tjera përveç përjashtimit? Berisha: Absolutisht po!
Sali Berisha është shprehur këtë të premte se kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka marrë një vendim të rëndë pasi nuk ka pyetur asnjë njeri për të. Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, ish-kryeministri tha se për këtë arsye, Basha duhet që të japë përgjigje para demokratëve.
Por a kishte opsione të tjera Basha veçse ta përjashtonte Berishën? Për vetë liderin historik të PD-së, po. Ai deklaroi se Basha duhet të mblidhte Këshillin Kombëtar dhe të vendosej aty nëse duhej përjashtuar apo jo.
“Ai mblidhte Këshillin Kombëtar dhe thoshte që unë nga partneri im kam “këtë, këtë, këtë. Çfarë mendoni”? Dhe hidheni votë. Me këtë Basha lante çdo gjë”, tha Berisha. /tvklan.al